Lëndohet rëndë një person në lagjen ‘Asllan Çeshme’ të Pejës, shkak kontakti me rrymën
Një person ka pësuar lëndime të rënda në Pejë, pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, në shtëpinë e tij, në lagjen “Asllan Çeshme”, e cila ditë më parë u godit nga vërshimet.
Ngjarja ka ndodhur tjtt pasdite, ndërsa i lënduari është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës në gjendje kritike.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe Besnik Ibraj, drejtor mjekësor i spitalit.
“Pacienti ka ardhur në gjendje të rëndë. Për rreth një orë e kemi reanimuar dhe kemi arritur t’ia kthejmë ritmin. Pra pas një maratone të reanimimit kardiopulmonar. E kemi referu në repartin intensiv ku ndodhet i intubuar.”, tha Ibraj për Radio1.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Pejës.
“Policia rreth orës 18:25 minuta ka marrë informatë nga spitali, për një person rreth 50 vjeçar që ka arritur në gjendje kritike, si pasojë e kontaktit me rrymën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Bardhyl’ në ‘Asllan çeshme’ të Pejës. Ekipet e mjekëve po bëjnë të pamundurën, ndërsa për momentin nuk kemi mundësi për asnjë informacion shtesë meqë hetuesit kryejnë punët në vendngjarje.”