Lëndohet edhe një qen tjetër i kërkim-shpëtimit të FSK-së në Turqi, merr ndihmën mjekësore

Ekipet e shpëtim-kërkimit të FSK-së tash e disa ditë ndodhen në Turqi, për t’i ndihmuar qytetarët pas tërmetit tragjik që ndodhi të hënën, shkruan Jepi zë

Bashkë me ushtarët, në Turqi kanë shkuar edhe qentë e trajnuar për kërkime.

Ditë më parë në rrjetet sociale ishte bërë virale një fotografi e një qeni të FSK-së, që shihej duke pranuar ndihmë e parë mjekësore pas një lëndimi.

Ndërsa sot edhe nië qen tjetër është lënduar sërish, ndërsa ushtari kujdestari i tij ka postuar foto duke e trajtuar me paisje mjekësore.

Lexo edhe:  Këta janë dy hajnat e veturave që u arrestuan sot në Fushë – Kosovë, dyshohet se vodhën mbi 20 automjete