Lëndohen gjashtë persona në aksidentin mes katër veturave në Gllarevë

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturave në fshatin Gllarevë të Pejës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia është njoftuar në 13:15 se në Gllarevë ka ndodhur një aksident. Në aksident janë përfshirë katër automjete dhe janë lënduar gjashtë persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha Gashi, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Gashi tha se në vend të ngjarjes janë hetuesit policorë të cilët po i hetojnë shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti.

Lexo edhe:  Florian Marku sonte rikthehet në ring, mësohet në sa ora do të boksojë