Lëmsh i madh| Hoxha që pretendon se një hoxhë tjetër ia mori gruan jep detaje: Ajo e kishte ‘pass-in’ e Facebook

Një ngjarje e pazakontë është diskutuar këto ditë në Kosovë, ku një hoxhë ka akuzuar kolegun e tij se ka orkestruar një komplot për të rrëmbyer gruan e tij dhe për ta paraqitur atë si një njeri të dhunshëm në publik

Hoxha Feim Dragusha, ka treguar versionin e tij për këtë ngjarje që pretendon se ka ndodhur në tetor të vitit 2023.

Siç ka deklaruar Dragusha, tre vitet e para të martesës kanë qenë të lumtura, por pas kësaj, disa kolegë të ish-bashkëshortes së tij kanë kërkuar nga ajo që të udhëtonte me makinë për te një tjetër hoxhë.

Dragusha tregon se ai nuk e ka ndaluar, pasi nuk ka pasur asnjë arsye për të ndërhyrë. Megjithatë, ai pohon se qëllimi i vizitave ka qenë i dyshimtë dhe i papërshtatshëm.

Pas këtyre seancave, Dragusha thotë se situata ka filluar të përkeqësohet, duke përfshirë kërkesën e gruas për t’u zhvendosur, pavarësisht se ata kishin një shtëpi të mirë në fshat.

E gjithë kjo ishte një skenar që ajo të takohej me lehtësi, dhe në një moment të caktuar të thërras edhe policinë që t’a akuzoj bashkëshortin për dhunë.

Ndiqni detajet e plota, në videon e mëposhtme

Lexo edhe:  Burri e rrahu e dhëndri i familjes së tyre e ngacmoi – gruaja nga Peja kërkon ndihmë në Polici