Legjenda e Rumanisë për Zhegrovën: Driblimet dhe loja me thembër nuk do të thonë asgjë në futboll

Legjenda rumune, Adrian Mutu, është shprehur i dëshpëruar me zhvillimin e Edon Zhegrovës.

Sipas tij, mbrojtësi rumun e ka shkatërruar në mbrojtje, duke e lejuar të driblojë.

“Ndoshta nuk ishte dita më e mirë e tyre edhe për shkakun tonë. Pasi ne luajtëm atë që është dashur të luajmë. Ashtu si tha selektori, ne i bëmë të luajmë ashtu si ne kemi dashur, jo si ata kanë dashur. Nuk më duket kushedi çka (Zhegrova. Pos që i bën ato gjëra… Bancu e shkatërroi. Ai nuk lëvizi. Ai e lejoi të bënte ato gjëra, që nuk do të thonë asgjë në futboll. Kishte një pasqyrë pranë tij, sa bukur e godas topin me thembër”, ka thënë Mutu.

Edon Zhegrova ishte njëri nga lojtarët e vetëm që sado pak, tregoi paraqitje të mirë ndaj Rumanisë.

Lexo edhe:  “Po mos u tallni me Zotin, se të len zemra diku”, Kalaja reagon ndaj vdekjes së gazetarit