Ledri dhe Xhensila së bashku në Ibiza?
Dy artistët e njohur, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj duket se po kalojnë pushimet bashkë në Ibiza.
Kështu ka bërë të ditur gazetarja Blerina Shoshi në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, duke komentuat një fotografi, ku një vajzë afër Ledrit, e cila e ka mbuluar fytyrën, ngjason me Xhensilën.
Kjo analizë është bërë duke u bazuar në flokët dhe tatuzhet e saj.
“Lajmi më i fundit është që janë parë në pushime bashkë në Ibiza. Është një vajzë që është fotografuar afër Ledrit, me flokë, me tatuazhe që ngjasojnë me ato në Xhensilën.
“Me sa duket ai që e quanin me çifti në skenë është duke u krijuar edhe jashtë skenës”, është shprehur tutje Shoshi.