LDK-ja i jep “flakareshë” Albin Kurtit, nuk i shkon në takim

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do t’i shkojë Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë, në takimin e thirrur për të biseduar për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Këtë e bëri të ditur Besian Mustafa, zëdhënës për media në LDK.

Ai është shprehur se ftesën tashmë e kanë pranuar dhe se kryetari i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku, për momentin nuk është në Kosovë.

“Ka ftesë. Nuk marrim pjesë në takim, njëkohësisht kryetari Abdixhiku nuk është në Kosovë”, ka thënë Mustafa

Lexo edhe:  Plaku e prekë një vajzë në të pasme gjatë kohës sa pret tek banka për ta marrë pensionin