Lavdërohet Peci, thotë se e ka këndellë ministrinë: Ishte e zhytur në korrupsion e borxhe

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka folur për punën dy vjeçare të Qeverisë Kurti në dikasterin që e ai e drejton.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ai tha se nuk ka qenë e lehtë aspak që të përmirësojë situatën kur e mori drejtimin e ministrisë, që sipas tij, nuk ishte e mirë aspak.

“Instaluam meritokraci në ministri, paratë e taksapaguesve tashmë shkojnë tek fermerët e vërtetë edhe real. Për herë të parë programi vjetor i pagesave direkte u realizua në afat rekord brenda vitit, në kohën e krizave rritëm sipërfaqet e mbjella dhe rendimentin”.

“Këndellja e ministrisë nuk ka qenë e lehtë, kur e mora unë ministrinë ishte e zhytur në korrupsion dhe borxhe, mungonte vizioni, strategjia e lidershipi i qartë”, ka thënë Peci.

Lexo edhe:  Goditet një person nga rrufeja në Rahovec, dërgohet me urgjencë në QKUK Lajme / 05 July 2022, 23:08 Një person në Rahovec është goditur sonte nga rrufeja. Rasti ka ndodhur në fshatin Fortesë të kësaj komune. Siç kanë bërë të ditur nga Policia, viktima është dërguar për trajtim në QKUK. “Një person i moshës madhore është goditur nga rrufeja në fshatin Bellacerkë. Prej familjarëve, personi është dërguar në Rahovec dhe për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK”, kanë thënë nga Policia