Latifi përfshihet sërish në debatin për shaminë: Kjo është historia tragjike e çikave të Kosovës

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar sërish për debatin rreth kërkesës #ndryshoni_ua_për_shaminë që për qëllim ka largimin e udhëzimit administrativ të vendosur nga Ministria e Arsimit vite më parë që ndalon hyrjen në shkollë fillore dhe të mesme me unformë fetare.

“Dikur nuk i lejonin me shku në shkollë, pastaj, në një kohë tjetër, i helmonin në shkolla, pastaj erdhi një kohë kur i vrisnin, i masakronin e i përdhunonin, e sot, sot në liri, po duan t’i zezojnë, t’i mbulojnë, t’i arabizojnë, t’u vënë në ballë shenjën e të qenit pronë e burrave primitive”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Ai thotë se politikanët heshtin sepse “kalkulojnë në vota”.

“Dhe politikanët heshtin, sepse mendjen e kanë veç te pushteti i tyre personal, te votat, për të cilat janë në gjendje të koketojnë edhe me dreqin e me t’birin.

Heshtin edhe intelektualët”, ka shkruar ndër tjerash ai. /Express

Postimi i tij i plotë:

Kjo është historia tragjike e çikave të Kosovës:

Dikur nuk i lejonin me shku në shkollë, pastaj, në një kohë tjetër, i helmonin në shkolla, pastaj erdhi një kohë kur i vrisnin, i masakronin e i përdhunonin, e sot, sot në liri, po duan t’i zezojnë, t’i mbulojnë, t’i arabizojnë, t’u vënë në ballë shenjën e të qenit pronë e burrave primitivë.

Dhe politikanët heshtin, sepse mendjen e kanë veç te pushteti i tyre personal, te votat, për të cilat janë në gjendje të koketojnë edhe me dreqin e me t’birin.
Heshtin edhe intelektualët!

Disa nuk kanë guxim të flasin, sepse ndihen të frikësuar nga falangat digjitale vahabiste, e shumë të tjerë sepse e kanë shitë shpirtin.

Kështu çikat e Kosovës po bëhen viktimat e para të projektit perfid të Serbisë për t’i bindë ata që e mbajnë gjallë shtetin e Kosovës, botën perëndimore, se ky shtet nuk bëhet dot, sepse njerëzit e tij kulturalisht na qenkan anadollakë, e jo evropianë, prandaj, rrjedhimisht, çështja e statusit të Kosovës duhet të rihapet!

Lexo edhe:  Korriku, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

Sepse një gjë dihet shumë mirë, prej kohësh: pas çdo “rizgjimi fetar” gjithmonë fshihen plane e synime politike.