Largohet dhunshëm një vajzë e vogël që po kërkonte lëmoshë tek tavolina e ministrit Peci

Derisa ministri i Bujqësisë Faton Peci po shijonte kafenë në një nga lokalet në qendër të Mitrovicës, ndodhi një sjellje e pahijshme.

Pranë tij ishe afruar një vajzë e vogël e komuniteteve pakicë.

Kamarieri i lokalit shihet duke e kapur dhunshëm vajzën e cila po kërkonte lëmoshë pranë tavolinës së ministrit.

Video është bërë virale në rrjetin social Tiktok.

VIDEO KËTU

Lexo edhe:  Burri ia lyp telefonin për t’ia kontrolluar, gruaja në Lipjan e denoncon për dhunë në familje