Larg ekranit për një kohë të gjatë, ja ku do ta shohim së shpejti Arbana Osmanin

Planet për rikthim në televizion, për momentin duket se mbeten ende të largëta për Arbana Osmanin.

Ditën e sotme moderatorja shumë e dashur për publikun, ka njoftuar se ka nisur punën për projektin e saj të ri.

“Vip Magazine” ka konfirmuar se Arbana do të sjellë për publikun intervista në formatin Podcast, një zhaner mjaft i përhapur i cili është përqafuar mjaft mirë nga publiku shqiptar!

Nuk dihet ende se kur do të jetë gati për publikun projekti i ri i Arbana Osmanit, ama një gjë është e sigurt: Kurioziteti për rikthimin e saj është mjaft i madh.

Paralelisht me këtë projekt, Arbana i është përkushtuar fushës së biznesit, ku tashmë restoranti i saj ka tre pika të ndryshme për klientët.

Lexo edhe:  Dikur e akuzonte se e helmoi, tani në lidhje me të – Njihuni me të dashurin e ri të Fjolla Morinës