Lajmi i trishtë për familjen Ahmeti nga Drenasi, u vdes familjarja në moshë të hershme

Ka ndërruar jetë në moshë të hershme e reja, Lumbuje Ahmeti nga fshati Likoshan i Drenasit, shkruan portali rajoni.org.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë familjaret.

“Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer, ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të bashkëshortes, nënës dhe familjares sonë të dashur, Lumnije Ahmeti. Ajo ndërroi jetë sot, duke lënë pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pashlyeshëm në zemrat tona”, thuhet në njoftimin e familjes.

Varrimi i te ndjerës bëhet neser më datë 01.09.2024 në orën 13:00, në varrezat e fshatit Likoshan.

Lexo edhe:  Plas sherri në një familje në Gjakovë: Djali sulmon nënën, kapet edhe babai i tij