Lajmi i hidhur: Vdes veterani i UÇK’së nga Drenica

Ka ndërruar jetë veterani i luftës, Milaim Krasniqi nga Drenasi.

Lajmin për vdekjen e kanë dhënë familjarët e tij pëmes rrjeteve sociale.

Postimi i plotë:

Ah vëlla breee, si t’i shkruaj këto fjalë dhimbjeje për ty në këtë mëngjes? Si të të them lamtumirë, si? Në vend që të shkruaj për ty, mirësitë e tua, humanizmin tënd, vepren tënde gjatë luftës çlirimtare.
Do të na mungojë mbështetja jote e këshillat tua. Do të të kujtojmë gjithë jetën vëlla. Të qoftë i lehtë dheu i kësaj toke!

I ndjeri ka dhënë kontribut për lirinë e vendit tonë, si pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lexo edhe:  Kurti homazhe në Gjakovë: Vrasja e fëmijëve e pleqve dëshmon gjenocidin serb