Lajmi i hidhur: Vdes ish ushtari i UÇK-së, Smajl Mehmeti nga Shtrubullova e Drenasit

Ka ndërruar jetë veterani i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Smajl Mehmeti nga fshati Shtrubullovë i Komunës së Drenasit.

I ndjeri ka dhënë kontribut për lirinë e vendit tonë, si pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Lajmin për vdekjen e Smajlit e ka dhënë përmes rrjetit social, kryetari i OVL UÇK në Drenas, Enver Hajdari.

“Me pikëllim njoftojmë se ka ndërruar jetë Smajl Mehmeti, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe veteran i luftës. Dega e Organizatave të Dala nga Lufta e UÇK-së në Drenas i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mehmeti, bashkëluftëtarëve dhe miqve të tij.
Me kontributin dhe sakrificën e tij për lirinë e vendit, ai do të kujtohet gjithmonë me nder dhe respekt”, thuhet në njoftimin e Hajdarit.

Lexo edhe:  Bedri Hamza tifozi më i zjarrtë i Trepçës, bashkë me ambasadorin Rohde shijojnë fitoren ndaj Yllit