Lajmi i hidhur për familjen Kajtazi nga Skenderaj, u vdes familjari
Sot ka ndërruar jetë, Tafil Kajtazi nga fshati Terrnovë i Komunës së Skenderaj, raporton portali rajoni.org.
Lajmin për vdekjen e Tafilit e ka dhënë Agron Kajtazi, ish asamblist i kuvendit komunal të Skenderajt.
Varrimi i të ndjërit do të bëhet nesër me datë 21.12.2023 në varrezat e Lagjes Kajtazi në Terrnovë nga ora 15:00.
Postimi i plotë:
Iku nga kjo jetë e përkohshme, baca Taf ( Tafil Nezir Kajtazi.)
Do të mbesim në kujtimet më të mira për të.
E për ti dhënë lamtumirën e fundit, thërrasim farefisin, miqt e dashamirët, në ceremoninë e varrimit, neser me datë 21.12.2023, në varrezat e lagjes Kajtazaj, fshati Terrnovë ora 15:00.
Shpirti yt bëftë dritë baca Taf.
Ngushëllime familjes dhe gjithë farefisit.