Lajmi i fundit: Vetura godet një grua në Vushtrri, ushtarët e FSK-së ndihmojnë të aksidentuaren dhe stafin e autoambulances

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident, ku një grua është goditur nga një veturë.

Sipas dëshmitarëve, e aksidentura ishte duke kaluar rrugën kur është goditur papritmas nga vetura, shkruan Jepi zë.

Në vendin e ngjarjes janë parë shumë ushtarë të FSK-së të cilët janë ndaluar për ta ndihmuar të aksidentuaren e cila u transportua në spital, me autoambulancë.

Ende nuk dihen rrethanat që kanë dërguar deri tek aksidenti ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës, e cila po bën edhe rregullimin e komunikacionit pasi është krijuar kolonë e gjatë./Jepi zë

Lexo edhe:  Burri nga Prishtina e rrah gruan derisa e bën për spital, vetë përfundon në polici!