LAJMI I FUNDIT: Vdes shqiptari në Angli, qëllohet me pistoletë elektrike nga policia
29-vjeçari kishte sulmuar fizikisht oficerin e policisë.
Këta të fundit u kundërpërgjigjën duke e qëlluar disa herë me pistoletë elektrike, pasi thuhet se i rezistoi arrestimit.
Policia kishte shkuar në vendin e ngjarjes pasi ishte njoftuar për një sherr në rrugë.
Mirëpo aty situata u tensionua dhe thuhet se shqiptari nuk iu bind policisë. Sali Byberi humbi jetën në spital për shkak të shkarkesave të shumta nga elektriciteti i pistoletës.
Një hetim për këtë ngjarje ka nisur për të zbardhur tërësisht shkaqet.