LAJMI I FUNDIT: Policia thotë se nuk ishte bombë por mjet piroteknik
Para disa çastesh ndodhi një shpërthim në Veri të Mitrovicës.
U raportua se se ishte bombë e hedhur në Lagjen e Boshnjakëve, shkruan Jepi zë.
Por më pas, komandanti i veriut , Besim Hoti, ka sqaruar se ky ishte një mjet piroteknik.
Policia e Kosovës po qëndron në vendin e ngjarjes për të ofruar siguri.