LAJMI I FUNDIT: Një mobilieri përfshihet nga zjarri
Një mobilieri është përfshirë nga zjarri në fshatin Peran të Podujevës, raporton Gazeta10.
Mobilieria gjendej në katin e sipërm të një pompe derivatesh.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta10 zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti e cila ka thënë se nuk ka persona të lënduar nga zjarri.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në fshatin Peran rë Podujevës, ku nga zjarri është përfshirë një dyqan (mobilieri) që ndodhet në katin e sipërm të një pompe derivatesh. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar, nuk ka persona të lënduar”, tha Ahmeti.
(foto ilustrim)