LAJMI I FUNDIT: Lirohet nga Policia e Kosovës, kirurgu Arsim Latifaj
Dje u raportua se dy doktorët e spitali të Vushtrrisë, Arsim Latifaj dhe Ekrem Sefiu janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Kjo kishte ndodhur për shkak të dyshimit për marrje të parave nga pacientët, shkruan Jepi zë.
Arrestimi i tyre dhe suspendimi i tre kirurgëve nga spitali i Vushtrrisë kishte shkaktuar një çrregullim në repartin e kirugjisë, për shkak të pritjes nga pacientët që të kryenin operime.
Ndryshe sot po raportohet se mjeku tashmë është liruar, ndërsa njëri nga ish pacientët e tij, ka uruar Dr. Arsim Latifaj për lirim duke vlerësuar lartë personalitetin e kirugut.
Postimi i plotë:
Një artikull nuk mund të e njëllosë punën shumë vjeqare dhe sukseset e tua.
Shumë pacient nga mbarë Kosova si dhe shum familjar të mi sot gëzojnë shëndet të plot nga puna jote e pastër.
Ne besuam shumë në pafajsinë tënde Doktori më human, më i ndershëm, më i respektueshëm dhe ndër Doktorët më të mirë qē ka Kosova.
Respekt pergjithmon Dr. Arsim Latifaj
Liria sot triumfoj në pafajsinë tënde , vazhdo kshtu si gjithmonë me ndershmëri dhe sinqeritet sepse je 🥇 në profesionin tënd.