Lajmi i fundit: Kamioni godet veturën e Policisë së Kosovës

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit.

Atje një veturë e policisë është aksidentuar me një kamion me peshë shumë të rëndë, shkruan Jepi zë

Nga pamjet shihet se edhe kamioni ka pësuar dëme të mëdha poashtu edhe vetura e Policisë, ndërsa si pasojë e këtij aksidenti është krijuar kolonë e gjatë.

Ende nuk dihet nëse është lënduar ndonjë person nga ky aksident

Lexo edhe:  Në Epopenë e UÇK-së mori pjesë edhe Hekuran Murati, që thoshte se mercenarët do i kushtonin më lirë Kosovës sesa veteranët