LAJMI I FUNDIT: Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Pejë gjatë orës 12:30 është gjetur pa shenja jete.

Viktima më pas është dërguar në Spitalin e Pejës ku është konstatuar edhe vdekja e tij. Rasti shkon nën  hetime.

“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar ne Spitalin e Pejës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim te prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së

Lexo edhe:  Vazhdon të bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare