LAJMI I FUNDIT: Dyshohet për një të mbytur në Ujman, kërceu nga ura dhe nuk doli më në sipërfaqe

Një rast i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Liqenin e Ujmanit, ku një person dyshohet se është mbytur në ujë.

Siç mëson “Jepi zë” nga dëshmitarë okularë, një person u pa duke kërcyer nga ura dhe nuk doli më në sipërfaqe.

Policia është në vendngjarje dhe po kërkon për trupin me anije rreth urës.

 

Policë shihen edhe mbi urën e Ujmanit.

Lajmi është në zhvillim. “Jepi zë” do t’ju sjell detaje

Lexo edhe:  Momenti i aksidentit të frikshëm në Deçan, vetura përfundon me 4 rrota nga qielli - ka të lënduar