Lajmi i fundit: Dy shqiptarë arrestohen për spiunazb me BIA-n serbe
Dy të dyshuar për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës së Serbisë (BIA) janë arrestuar sot në Ferizaj, ka mësuar ekskluzivisht Paparaci nga burime brenda Policisë së Kosovës.
Burimet i kanë thënë Paparacit se Drejtoria për Krime të Rënda e Policisë së Kosovës sapo ka arrestuar dy shqiptarë nga Ferizaj të dyshuar për spiunazh.
Dy personat e dyshuar për bashkëpunim me BIA-n serbe janë arrestuar në Ferizaj, kanë thënë burimet.
Aksioni i Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës është duke vazhduar ende me bastisjen e pronave të dy të dyshuarve.
Ata dyshohen se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe.
Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë.