Lajmi i fundit: Dardan Krivaqa denohet me burgim të përjetshëm

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu janë shpallur fajtor për vrasjen e Marigona Osmanit.

Dy të akuzuarit janë liruar nga akuzat për dhunimin e Osmanit.

“Dardan Krivaqa lirohet nga aktakuza për dhunim. Po ashtu, edhe Arbër Sejdiu është liruar nga aktakuza për ndihmë në dhunim”, ka thënë gjyqtari.
Aktgjykimi është shpallur sot nga një trup gjykues i Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Para fillimit të seancës, para objektit të Gjykatës së Ferizajt është mbajtur një protestë e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist “për të kërkuar drejtësi për Marigonën dhe ndëshkim maksimal për vrasësit”.

Përndryshe, gjatë kësaj jave është zhvilluar seanca gjyqësore për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit. Avokati i familjes Osmani, Gazmend Rexhepi, ka kërkuar burg të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut.

Në këtë seancë fjalën përfundimtare e dha prokurori i rastit, Valdet Avdiu, i cili ka bërë një përmbledhje nga seancat e kaluara, dëshmitarët dhe provat

Lexo edhe:  Dyshohet se u hodh një bombë në veri të Mitrovicës, një person është lënduar