LAJMI I FUNDIT: Albin Kurti i shkruan letër Lumir Abdixhikut, a është kjo ftesë për koalicion?

Gazeta Express e ka siguruar një letër që kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ia ka derguar Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, me të cilën e fton për konsultime para konstitumit të paralamentit.

Nuk dihet nëse të njejten letër ua ka dërguar edhe partive tjera.

“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”, thuhet ndër tjerash në letrën që Kurti ia ka dërguar Abdixhikut.

A po leviz Kurti nga pozicioni i ngurtë se s’ka koalicion me partitë opozitare?

Lexo edhe:  Nëna e Faton Hajrizit futet brenda objektit të IML për të parë nga afër trupin e pajetë të djalit