Lajm i rëndë: Vdes pjesëtari i FSK-së dhe ish ushtar i UÇK-së në Zonën e Shalës
Ka vdekur njëri nga ish ushtarët më të dallur të UÇK-së në Zonënë Operative të Shalës, Shefki Pajaziti.
I ndjeri ishte pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan Jepi zë.
Ai që nga pas lufta ishte pjesë e TMK-së dhe tani veshi edhe uniformën e FSK-së duke shërbyer me nder dhe krenari në Mitrovicë.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e tij përmes një postimi, shkruan Jepi zë.
Postimi i plotë:
Zoti i merr afër vetes ata që i do. E ti një pjesë të shpirtit tonë e more me vete, me ikjen tënde të papritur. Të pushoftë shpirti në Xhennet! Të qoftë i lehtë dheu i vendit që i shërbeve gjithë jetën Shefki Pajaziti!