Lajm i rëndë: Plagosje me armë zjarri në Dragodan të Prishtinës

Pasditen e sotme u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në Dragodan të Prishtinës, ku për motive akoma të panjohura një person dyshohet se u qëllua dhe mbeti i plagosur.

Sipas informacioneve të para që ka siguruar Sinjali thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Ferid Curri” në kryeqytet.

Sinjali mëson se viktima është gjetur i shtrirë në tokë dhe se është plagosur në pjesën e shpinës.

Njësia e Emergjencës ka dalë për të ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkaq Policia po vazhdon hetimet lidhur me këtë rast.

Lexo edhe:  Shefi me të birin e sulmojnë fizikisht punëtorin në Prizren, e bëjnë për spital