Lajm i rëndë për Skënderajn: I riu që vdiq sot, ishte djalë hasreti

Një lajm i hidhur ka goditur familjen Spahiu nga Skënderaj.

Djali i tyre Betimi mbylli sytë për herë të fundit sot.

Ai është edhe vëllau i kryesueses së Kuvendit të Skënderajt, Adelina Spahiut.

Njoftimi i plotë i kryetarit të Skënderajt, Fadil Nura:

Thellësisht i prekur nga lajmi i zi për vdekjen e bashkëqytetarit tonë, Betim Spahiu!

Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë dhembje me kryesuesen e Kuvendit, Adelina Spahiu, për vdekjen e vëllait, familjen e ngushtë e të gjerë dhe të gjithë të tjerët!

Në emër të Komunës së Skenderajt, shpreh ngushëllimet më të sinqerta!

Lamtumirë, Betim!

Lexo edhe:  Ky është 34-vjeçari që u dërgua në mbajtje pasi dyshohet se kërcënoi zyrtarin policor në Prishtinë