Lajm i rëndë: Pasi bie nga ndërtesa, vdes vushtrriasja 33 vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes, ku një grua ka humbur jetën pas rënies nga një ndërtesë në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar ngjarjen dhe ka nisur hetimet për të zbardhur detajet e tjera.

Viktima është identifikuar si 33-vjeçarja, Njomza Maxhuni nga Vushtrria por me banim në Prishtinë Ekipet mjekësore, që kanë arritur në vendin e ngjarjes, e kanë konstatuar vdekjen e saj.

Për rastin e vdekjes ka njoftuar edhe familja e tashmë të ndjerës.

“Familjarë dhe miq, ju njoftojmë se me datë 30.01.2025 nderroi jetë vajza ime dhe motra jonë Njomza (Bashkim) Maxhuni.

Për ceremoninë e varrimit ju njoftojmë me kohe”.

Lexo edhe:  Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat që lidhen me pengim të drejtësisë