Lajm i mirë: Vushtrriasi Enis Gërxhalija diplomon në “Oxford”

Enis Gërxhalija, me prejardhje nga qyteti i Vushtrrisë, është një storje suksesi në vete.

Ai sot ka diplomuar në Universitetin prestigjioz të Oxfordit, në Britani të Madhe.

Enisi përfundoi me sukses Masterin e Fizikës, duke marrë edhe diplomën në këtë drejtim.

Me të marrë diplomën, Enisi nuk hezitoi të shpalosë flamurin e Kosovës.

Ai jeton prej vitesh në Liverpool ku edhe është profesor i lëndës së fizikës.

Lexo edhe:  Rrahen mes vete shqiptarë e serbë, bëhen "kërrsh" dy grupe