Lajm i mirë: Stabilizohet furnizimi me ujë, anulohen kufizimet me orar të furnizimit me ujë

Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se furnizimi me ujë të papërpunuar nga kanali “Ibër Lepenac” është stabil, shkruan Jepi zë.

Përmes një postimi, ujësjellësi ka bërë të ditur furnizimi me ujë për konsumatorët është kthyer në normalitet.

Postimi i plotë:

Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se furnizimi me ujë të papërpunuar nga kanali “Ibër Lepenac” është stabil, andaj furnizimi me ujë për konsumatorët është kthyer në normalitet. Kjo do të thotë se ne kemi anuluar kufizimet e ujit që kemi vendosur më parë.
VINI RE:
UJI, ENDE TË MOS PËRDORET PËR PIJE DERI NË RAPORTIN E IKSHPK. I NJËJTI TË PËRDORET VETËM PËR HIGJENË.

Lexo edhe:  Këta janë tifozët që përfunduan në ndalim policor pas incidentit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Llap