Lajm i mirë për mërgimtarët, sot s’ka kolona për të hyrë në Kosovë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se në mëngjesin e sotëm fluksi në të gjitha pikat e kalimit kufitar në Kosovë paraqitet relativisht i qetë, me pritje minimale dhe pa kolona të raportuara.
Pritje për të hyrë nga Jarinje dhe në Merdarë për në Kosovë po bëjnë udhëtarët e këtyre dy pikave kufitare, ata presin nga 10 deri në 15 minuta.
Sipas të dhënave të përditësuara nga QMKM-së në orën 08:08, automjetet dhe kamionët, në pikat tjera, po kalojnë kufirin me kohë pritjeje prej vetëm 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Dje gjendja ishte më ndryshe, meqë te Dheu i Bardhë raportohej për pritje deri në 3 orë.