Lajm i mirë – nga ky muaj pritet stabilizim i çmimeve të derivateve në Kosovë

Nga muaji mars pritet të ketë stabilizim të çmimeve të derivateve, kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.

Këtë të dhënë Berjani e dha duke u bazuar në organizatën prodhuese OPEC.

“Çmimet dhe tregu pritet të stabilizohet nga muaji mars sipas informatave nga organizata prodhuese OPEC”, ka thënë Berjani për Insajderin.

Kreu i Naftarëve tregoi edhe sa është duke u shitur një litër naftë e benzinë.

“Çmimet e derivateve në ditët e para të vitit të ri po sillen Dizel 1.43 cent Benzina 1.30 cent”, ka thënë ai.

Rënie rekord e çmimit të naftës është vënë re në muajin dhjetor në Kosovë, tha Berjani.

Lexo edhe:  Aksident mes tri veturave në Prishtinë, njëra përfundon në bodrumin e një objekti