Lajm i mirë: Lirohet ish-polici i Kosovës që ishte arrestuar në Serbi – sapo ka shkelur tokën e Kosovës

Ish-polici i Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili ishte arrestuar muaj më parë nga autoritetet serbe, është liruar dhe tashmë ka shkelur tokën e Republikës së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar familjari i tij, Shkëlzen Spahiu, i cili ka bërë një postim falënderues pas kthimit të Arbnorit në vend, shkruan “Jepi zë”.

“Arbnor Spahiu sapo ka shkelur tokën e Republikës së Kosovës. Ju falënderojmë në emër të familjes për përkrahjen që na keni dhënë në këto ditë të vështira. Arbnori është mirë me shëndet. Urojmë që ky të jetë rasti i fundit për shtetasit tanë”, ka shkruar ai.

Lirimi i Spahiut ka sjellë lehtësim për familjen dhe ka ngjallur reagime pozitive në opinion, shkruan “Jepi zë”.

Lexo edhe:  Imami kosovar: S’e kam besuar që vjen koha me pa kësi lakuriqësie te rinia e Kosovës