Lajm i mirë: Grumbullohen 40 mijë euro për trajtimin shëndetësor të të riut nga Klina
I riu Behar Gashi nga fshati Sferkë i Klinës i cili ka pësuar sulm në tru dhe i duhet trajtim urgjent, tashmë ka siguruar mjetet e nevojshme financiare, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e mirë e kanë bërë të ditur miqtë e të afërmit, që njoftuan se falë ndihmës së njerëzve vullnetmirë, është siguruar fondi prej 40 mijë eurove, i paraparë për Beratin.
Sipas njoftimit, mbrëmë në orët e vona ka përfunduar operacioni dhe sipas mjekëve ka qenë i suksesshëm, por rreziku ende nuk ka kaluar tërësisht.
“Familja Gashi dëshiron të shprehë një falënderim të sinqertë për kontributin tuaj të vlefshëm dhe ndihmën e jashtëzakonshme gjatë kohës së vështirë shëndetësore të Berat Sef Gashit. Në emër të familjes, ju falënderojmë thellë për mbështetjen tuaj, ndihmën tuaj dhe për kontributin që keni dhënë ku falë jush arritëm t’i grumbullojmë 40,000 sa edhe ishin të nevojshme për trajtimin e Beratit” – thuhet në njoftim.