Lajm i mirë: Është rregulluar agregati në Spitalin e Mitrovicës – operimet po zhvillohen normalisht

Pas më shumë se një muaji me vështirësi teknike, është rregulluar përfundimisht gjeneratori për bllokun operativ të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë.

Sipas drejtorit të këtij institucioni, Gzim Berisha, problemi ishte zgjidhur që nga e premtja pasdite dhe tashmë operacionet po zhvillohen pa pengesa.

Gjatë periudhës kur gjeneratori nuk ishte funksional, një numër i vogël pacientësh është referuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Gjatë kësaj kohe janë dërguar më pak se 15 pacientë në QKUK për trajtim kirurgjik,” ka treguar drejtori Berisha për Jepi zë.

Lexo edhe:  “Qeveria Kurti ka punuar kundër veteranëve të UÇK-së”, Klinaku: Do të dalim në protesta