Lajm i keq nga Trusti për kontributdhënësit

Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për muajin maj humbjet nga investimet e Trustit janë më të larta se sa kontributet e reja financiare në këtë institucion, të cilat nuk e kalojnë shifrën e 56 milionë eurove.

Mbi 60 milionë euro është rënia e vlerës së aksioneve të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) vetëm për pesë muajt e parë të këtij viti.

Përndryshe, vlera e përgjithshme e aseteve të Trustit kalon shifrën prej 2.3 miliardë euro.

Lexo edhe:  Ky është 30-vjeçari që vdiq disa ditë pasi ra nga objekti ku punonte në Fushë Kosovë