Lajm i keq: Nga 15 dhjetori rikthehen reduktimet e rrymës

Qytetarët e Kosovës sërish do të përballen me reduktime të shumta të energjisë elektrike.

Demokracia.com nga burime brenda Korporatës Energjetike të Kosovës merr vesh se reduktimet e energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës do të nisin nga data 15 dhjetor 2022.

Deri tani, Kosova ka arritur ta stabilizojë gjendjen me energjinë për shkak të ndihmës së vazhdueshme nga Shqipëria.

Ndërkohë, në seancën e Kuvendit është miratuar vendimi për zgjatjen e masave emergjente për furnizimin me energji edhe për 30 ditë. Kësisoj legjitimohen edhe reduktimet e rrymës.

Ndryshe, qytetarët e Kosovës u përballen me reduktime të energjisë elektrike edhe në fundvitin e kaluar si dhe gushtin e këtij viti.

Më 22 dhjetor të vitit 2021, reduktimet nga KEDS u paralajmëruan vetëm për dy orë, megjithatë në shumë qytete të Kosovës qytetarët u ankuan se reduktimet po zgjasnin me orë të tëra.

Lexo edhe:  Aksidentohet moderatorja shqiptare