Lajm i hidhur: Vdes zyrtarja e Komunës së Mitrovicës, Fatime Mecini Mangjolli

Ka vdekur zyrtarja e Komunës së Mitrovicës, më saktësisht zyrtarja e Qendrës për Punës Sociale, Fatime Mecini Mangjolli.

E ndjera ishte bija e invalidit e luftëtarit të UÇK-së dhe ish minatorit nga Klina e Eperme, Haxhi Mecini.

Ajo në Mitrovicë njihej edhe si humaniste, pasi vazhdimisht kishte ndihmuar qindra familje skamnore duke shpërndarë ndihma ushqimore, veshmbathje dhe pako higjienike.

Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë biri i saj, Behar Mangjolli, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

“Të Allahut jemi dhe tek ai do kthehemi”

Në këtë ditë të bekuar xhumaje, ndërroi jetë më e shtrenjta jonë, Fatime Mecini Mangjolli

Të nderuar familjar, miq, shoqëri dhe farefis, ju informojmë se sot pas një sëmundje të rëndë disa mujore, ndërroi jetë nëna jonë.

Varrimi bëhet sot në fshatin Mikushnicë, ndërsa funerali niset nga xhamia “Te varrezat” në Shipol të Mitrovicës pas faljes së namazit të Ikidnisë (14:56)

E pamja mbahet në rrugën “Ali Zeneli” në qendër të Mitrovicës

Poashtu e pame do të mbahet pastaj edhe vendlindjen e nënës në Klinën e Epërme.

Me respekt, familja Mangjolli dhe Mecinaj

Lexo edhe:  Groposi 26 mijë euro kesh e stoli ari dhe largohet nga Kosova, kur kthehet s’e gjen asnjë cent