Lajm i hidhur: Vdes veterani i UÇK-së nga Broboniqi i Mitrovicës

Familja Hajra nga fshati Broboniq ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre.

Ish ushtari i UÇK-së, Ramiz Hajra, ka ndërrruar jetë, shkruan Jepi zë.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit përmes një postimi në rrjete sociale.

Postimi i plotë:

Njoftim!
Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi!

Të nderuar familjar , miq ,shoqëri dhe farefis , ju njoftojmë se vëllau im ka ndërruar jetë , (Ramiz Syl Hajra), ish veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ,varrimi do të bëhet 09.12.2024 në varrezat e fshatit Broboniq në ora 12:00.
E pamja mbahet në shtëpinë e të ndjerit në Shipol.

Lexo edhe:  Hajnat bëjnë kërdi në Prishtinë, brenda një nate vjedhin mbi 10 palë patika në një ndërtesë