Lajm i hidhur: Vdes veterani i UÇK-së dhe minatori i Trepçës
Familja Hyseni ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre.
Ish ushtari i UÇK-së dhe minatori i Trepçës, Zenel Hyseni, ka ndërruar jetë, shkruan Jepi zë.
Përmes një postimi Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të të ndjerit.
Postimi i plotë:
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës shprehë ngushëllime me rastin e vdekjes së kolegut tonë Zenel Hyseni!
Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së dhe minatorit të Ndërmarrjes Trepça me Flotacion Stan-Tërg Zenel Hyseni
Ngushëllime familjes Hyseni bashkëpunëtorëve dhe gjithë kolegëve minatorë për ndarjen nga jeta e Zenel Hyseni
Zoti e meshiroftë shpirtin e tij