Lajm i hidhur: Vdes stomatologu nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci, vëllai i të ndjerit Agim Vatovci

Dr.Bashkim Vatovci, stomatolog i njohur nga Vushtrria, ka ndërruar jetë.

I ndjeri ishte njëri nga profesionistët më të dalluar të fushës së stomatologjisë në Kosovë dhe vëllai i të ndjerit Agim Vatovci, shkruan Jepi zë.

Gjatë jetës së tij, Dr. Vatovci njihej për përkushtimin ndaj profesionit dhe respektin që gëzonte nga pacientët dhe kolegët.

Ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, më 21 maj 2025, në fshatin Novolan.

Lexo edhe:  Mitrovicasi prezantohet rrejshëm si polic që të shkojë në burg, thotë se e gjithë rroga po i shkon në kredi