Lajm i hidhur: Vdes pronari i autoshkollës së njohur në Mitrovicë
Ka ndërruar jetë Ferat (Ali) Avdiu, drejtori i autoshkollës së njohur në qytetin e Mitrovicës, “Vetura”.
I ndjeri, për shumë vite, së bashku me djemtë e tij Vetonin dhe Valonin, udhëhoqi këtë autoshkollë, duke fituar respekt dhe vlerësim të madh nga bashkëqytetarët.
Lajmin për ndarjen nga jeta e tij e ka bërë të ditur familja, e cila ka njoftuar se varrimi do të bëhet sot, të martën më 9 shtator, me kohë dreke, në varrezat e qytetit në Shipol.
Në njoftimin e familjes thuhet se Ferat Avdiu do të kujtohet gjithmonë si njeri i qetë, bujar, i devotshëm dhe i dashur për të gjithë