Lajm i hidhur: Vdes personi që u aksidentua me motoçikletë

Një aksident i rëndë në trafik kishte ndodhur pasditen e së hënës në Përlepnicë të Ranillugut, ku si pasojë një person kishte marrë lëndime serioze.

Viktima i cili po drejtonte motoçikletën në momentin kur u godit nga vetura, u dërgua me urgjencë në spital, mirëpo nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I ndjeri Arban Bislimi ishte adhurues i peshkimit ndërsa ndërroi jetë në moshën 40 vjeçare.

Bislimi fillimisht ishte dërguar në Spitalin e Gjilanit, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, ai u transferua më pas në QKUK.

Lajmin e hidhur për vdekjen e tij e ka dhënë faqja “aktivistë peshkimi”.

Njoftimi i plotë:

⚫️Lajm i ziii me erdhi per ty😭😭
⚫️Lamtumirë shoku i peshkimit Arban
ALLAHU TE SHPERBLEFT ME XHENET 😭😭

I ndjeri Arban Bislimi, sa ishte duke lëvizur me motoçikletën e tij, ishte goditur nga një veturë afër fshatit Miresh.
Për dy ditë ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ku ishte duke u trajtur në QKUK në Prishtinë, por që nuk arriti ti bëjë ballë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve të marra që janë shkaktuar nga aksidenti.
Arbani ka qenë njëri nga peshkatarët më të sukseshem në Kosovë, duke marr vendin e parë në disa gara vendore dhe ndërkombëtare

Lexo edhe:  Kurti ndan 4 milionë euro për Trepçën pasi i la gati 3 muaj pa rroga, i kritikon se s'po punojnë mjaftueshëm