Lajm i hidhur: Vdes nxënësi i shkëlqyer, Mal Çavdarbasha

Sot ka ndërruar jetë nxënësi i shkëlqyer dhe me sjellje shembullore, Mal Çavdarbasha.

I njohur thjesht si Mali, ai ishte pjesë e shkollës “Ismail Qemajli” dhe u karakterizua për dedikimin e tij ndaj mësimit dhe shoqërisë, shkruan Jepi zë

Vdekja e tij ka lënë një boshllëk të thellë në zemrat e shokëve dhe shoqeve të klasës, si dhe në familjen e tij, që po përballen me një dhimbje të madhe.

Të gjithë ata që e njihnin Malin do ta mbajnë mend për energjinë pozitive dhe buzëqeshjen e tij.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet nesër në ora 15:30 në lagjen Arberia në Prishtinë.

Lexo edhe:  Që 15 ditë një banor në veri ka ofruar ushqim e pije falas nga lokali i tij për policët e Kosovës