Lajm i hidhur: Vdes njëri nga ish-ushtarët më të vjetër të UÇK-së

Ka vdekur njëri nga ushtarët më të vjetër që mori pjesë në luftën çlirimtare të Kosovës.

Rasim Havolli, ani pse në moshë të shtyer kishte kapur armën për ta mbrojt vendin e tij, shkruan Jepi zë.

I ndjeri pritet të varroset sot në ora 15:00 në fshatin Llapashticë e Epërme.

Njoftim i plotë:

Me dhembje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin se ka ndërruar jetë Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rasim HAVOLLI.
Varrimi i të ndjerit bëhet më 05.12.2022 në Fshatin Llapashticë e Epërme në ora 15:00.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës

Lexo edhe:  Ky është Endrit Musli Krasniqi, 22 vjeçari nga Zhilivoda e Vushtrrisë që vdiq sot pas një kontakti me rrymë