Lajm i hidhur: Vdes njëri nga ish ushtarët më të dalluar të UÇK-së

Ka vdekur njëri nga ish ushtarët më të dalluar të UÇK-së nga Komuna e Malishevës, Shani Krasniqi.

I ndjeri vuante nga një sëmundje e cila edhe i mori jetën, shkruan Jepi zë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë ish bashkëluftëtari i tij, Dardan Krasniqi, cili ka publikuar edhe disa foto nga lufta e UÇK-së.

Postimi i plotë:

Sot pas një sëmundje të shkurtë, na iku herët, bashkëluftetari e bashkëvendasi ynë Shani Vesel Krasniqi
Ishin ditët me të vështira që i kaluam bashkë! Momentët më të lavdishme të jetës tonë ku Shania nuk na braktisi në asnjë moment – ashtu siç tregon edhe kjo foto në një moment pak çaste para një sulmi mbi forcat serbe me 28.10.1998.

Shani, do të mbetësh përherë në kujtimët tona!
Lavdi nder e përulje jetës dhe veprës tënde!
Liria e Kosovës ka dhe emrin tënd të skalitur në të!

Lexo edhe:  ‘5 metra larg njëri-tjetrit’, Gjykata cakton mbrojtje për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë