Lajm i hidhur: Vdes njëri ndër ushtarët më të hershëm të Brigadës 121, Naser Shala – ‘Fytyra’
Ka ndërruar jetë njëri ndër ushtarët më të hershëm dhe më të njohur të Brigadës 121 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Shala, i njohur nga shokët dhe bashkëluftëtarët si ‘Fytyra’.
Naser Shala mbetet një figurë simbolike për kontributin e tij të hershëm dhe të palëkundur në luftën për liri, shkruan Jepi zë
Ai është veçanërisht i njohur nga një fotografi historike ku shfaqet si pjesë e sigurimit në njërën nga konferencat e para për shtyp të mbajtura nga udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Fatmir Limaj.
Në këtë imazh të paharrueshëm, Naser Shala qëndronte pranë tyre si roje./ Jepi zë