Lajm i hidhur: Vdes në moshë të re zyrtarja e Komunës së Mitrovicës, la pas dy fëmijë

Me dhimbje të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të zyrtares së Komunës së Mitrovicës, Besa Hasani.
Ajo ndërroi jetë në moshë të re, duke lënë pas dy fëmijë, shkruan Jepi zë
Në një postim prekës në rrjetet sociale, nëna e të ndjerës i dha lamtumirën vajzës së saj me këto fjalë:
“BESË – arteria e zemrës sime!
U mundova që në këtë botë të jesh diell që shëndrit gjithmonë, me rreze që depërtojnë larg… por Allahu i deshi më shumë cilësitë e tua të pastra, shembull për të gjithë ata që të njohën dhe të mori nga kjo botë mizore.
BESË – evlad, shpërtheve një vullkan të pashuar përjetë në zemrën e mamit, që kishte për ty një dashuri e sevda ndryshe nga gjithçka tjetër në këtë botë!
Lus Allahun e Madhërishëm të të bëjë lule në kopsht prej Xhennetit Firdeus dhe të na bashkojë atje ku nuk ka ndarje më.
Përjetë me lot në zemër!”

Lexo edhe:  Grabitet një market në Prishtinë, i dyshuari kërcënon me thikë punëtoren